Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se do të bëhet luftë nëse preket Mitrovica.
Sipas tij, plani i Serbisë parasheh ndarjen e këtij qyteti përmes Ibrit, por, siç tha Bahtiri, nëse preket Mitrovica do të bëhet luftë që s’është parë asnjëherë deri tani.
“Plani i Serbisë është ndarja e Kosovës përmes lumit Ibër… Nëse preket Mitrovica do të bëhet luftë që s’është parë asnjëherë deri tani… Mitrovica nuk guxon me u prek, do të flasin vetë qytetarët dhe Mitrovica do të jetë epiqendër e fuqishme e revolucionit, këtë le ta dinë të gjithë”, tha Bahtiri sonte në Mitrovicë, pas tryezës kushtuar 19- vjetorit të masakrës së natës ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, e cila ka ndodhur në veri të Mitrovicës.
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...
City kthehet pas në kohë, krizë rezultatesh si në vitin 2008