Arianit Beqiri aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje është arrestuar gjatë kohës sa po mbahej seanca gjyqësore ndaj katër aktivitstëve të VV-së nën akuzat për terrorizëm.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi për informim i kësaj partie, Shkodran Hoti.
Postimi i Hotit:
Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin Arianit Beqiri, i cili ishte prezent me ekipin e mediave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në seancën gjyqësore ndaj katër aktivistëve. Arrestimi tij ka ndodhur teksa po merrte pamje nga seanca gjyqësore.
Veprimet e tilla të Policsë së Kosovës e paraqesin kontributin që ajo po jep në padrejtësinë që po zhvillohet ndaj Adeas, Atdheut, Egzonit e Frashërit. Mostransparenca e organeve të drejtësisë nuk mund ta mbulojë këtë padrejtësi që po iu bëhet këtyre aktivistëve.
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të