Janë arrestuar edhe dy persona në fshatin Karaçevë të Kamenicës të cilët dyshohet se të njëjtit në objektet e tyre kanë zhvilluar lojëra bixhozi.
Të dy personat lidhen edhe me rastin e aksionit që u zhvillua mëngjesin e 15 dhjetorit në këtë zonë e ku u rrënuan objektet në të cilat po zhvilloheshin lojërat e bixhozit, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
“Fsh. Karaqevë, Kamenicë 15.12.2021 – 06:00-10:00. Me 21.12.2021 lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se të njëjtit në objektet e tyre kanë zhvilluar lojëra bixhozi. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Kujtojmë që në aksionin policor që ndodhi në Karaçevë janë sekuestruar 96 aparate të lojërave të fatit, , 4 shtëpiza kompjuterike, 3 llaptop, 3 monitorë, dy televizione që janë përdorur për lojërat e fatit, një pistoletë Ekol special 99 sëbashku me 17 fishekë, një gjenerator si dhe një shumë e konsiderueshme e parave. /arbresh.info/
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...