Kryeredaktori i gazetës “Insajderi” Vehbi Kajtazi ka njoftuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës se ka pranuar një kërcënim me jetën, njoftojnë këta të fundit.
Kajtazi, sipas AGK’së, ka thënë se është kërcënuar nga deputeti Bekë Berisha i cili sipas gazetarit, ka shkuar në restorantin e një miku të tij duke ja lënë këtë porosi: “Tregoi atij shokut tënd se nëse edhe një herë ma përmend emrin në gazetë, të pret plumbi në ballë”.
Bordi i AGK-së është jashtëzakonisht i shqetësuar me këtë kërcënim dhe kërkon nisje të shpejt të hetimeve nga institucionet e drejtësisë, thuhet në reagim.
“Kosova është vend që vazhdimisht është përballur me probleme në respektimin e Lirisë së Mediave. Raportet ndërkombëtare njejtë edhe këtë vit kanë evidentuar ngecje të vendit tonë në këtë fushë. Sidomos kohëve të fundit kemi rritje të konsiderueshme të sulmeve dhe kërcënimeve serioze ndaj gazetarëve.
Kur kemi parasysh mosndëshkimin e sulmuesve/kërcënuesve të gazetarëve, në këtë fazë AGK urgjentisht kërkon përkrahje nga të gjitha institucionet relevante duke përfshirë: Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe institucionet e tjera që të aktivizohen në krijimin e një ambienti më të mirë për ushtrimin e profesionit të gazetarit”, thotë reagimi.
Sipas AKG’së, nëse vazhdohet me tolerimin e këtyre veprave penale në të cilat gazetarët janë viktimë, atëherë veçse do të kemi shtim të numrit të rasteve si dhe vazhdim të humbjes së besimit në institucionet e sigurisë dhe drejtësisë.
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve