​Abdixhiku premton përkrahje për Prishtinën

17:20 | 5 Mars 2020
Arditë Shkodra

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, është pritur në takim nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Sipas komunikatës ministrore në këtë vizitë, të parën në komunën e Prishtinës, Abdixhiku theksoi vendosmërinë e tij për ta trajtuar kryeqytetin me prioritet.

Prandaj tha se do të shtyjë përpara realizimin e rrugës A, përfundimin e hartës zonale si dhe rishikimin e planeve dinamike të projekteve të cilat kanë ngecur për një kohë të gjatë, për të cilat përgjegjëse është MIA.

Më tutje, ministri Abdixhiku ka thënë se është i hapur për bashkëpunim në projekte, për t’i ofruar ndihmë Prishtinës, brenda kompetencave e kapaciteteve dhe për të njëjtën është pajtuar edhe kryetari Ahmeti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme