Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës përmes një komunikate për media ju bën thirrje kontrollorëve të trafikut ajror që të ndërprenë e grevën duke pasur parasysh pasojat e mëdha për publikun që udhëton dhe humbjet tjera direkte e indirekte që mund të shkaktohen.
“Përderisa bashkë ndjejmë shqetësimin e udhëtarëve të prekur nga greva, informojmë opinionin se kompanitë ajrore janë njoftuar me kohë mbi grevën dhe orarin në mënyrë që ato të kenë mundësinë e organizimit të tyre pa e cenuar sigurinë në asnjë mënyrë”, thuhet ndër te tjerash në komunikatë.
AAC-ja gjithashtu shpreh keqardhje që kontrollorët e trafikut ajror në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror kanë vendosur të vazhdojnë grevën me siç thonë, gjithë dedikimin tonë dhe të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për trajtimin e tyre sipas rëndësisë së kontrollorëve të trafikut ajror, mungesës së tyre në tregun e punës dhe specifikat e punës që argumentojnë një trajtim ndryshe nga shërbyesit tjerë civilë.
“AAC-ja shpreson që palët të arrijnë një konsensus sa më të shpejtë në mënyrë që operimet ajrore të bëhen sipas orarit të planifikuar dhe të mos dëmtohen edhe më tej udhëtarët dhe funksionimi normal i ANP “Adem Jashari””, theksohet në komunikatë.
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...