Google ADS

​21 vite nga rënia e Zahirit, Edmondit dhe Hakifit

22:59 | 30 Janar 2018
M. A.

Nesër bëhen 21 vite nga rënia e luftëtarëve të radhëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.

Për të nderuar jetën dhe vlerat e tre dëshmorëve të lirisë, nesër do të bëhen homazhe pranë varreve dhe shtatorëve të tyre.

Në Podujevë mbahet ceremonia e zbulimit te shtatoreve të dëshmorëve Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu, Zahir Pajaziti dhe Ilir Konushevci. Po ashtu në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, mbahet akademi përkujtimore.

Dëshmorët Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, kanë rënë heroikisht më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë, në një pritë të organizuar nga policia dhe njësitë tjera të armikut serb.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme