Fondi i Grave të Kosovës ka ndarë afër 100 mijë euro për 31 organizata, katër prej të cilave janë partneritete të udhëhequra nga gratë në Kosovë.
Këto iniciativa do të kontribuojnë direkt në zbatimin e Strategjisë së RrGGK 2015-2018, e cila është përpiluar bashkë me anëtaret e RrGGK.
Këto grante janë mundësuar me përkrahjen e Austrian Development Agency dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
Drejtoresha ekzekutive e RrGGK, Igballe Rogova, tha se duke shpresuar që në qeverisjen e ardhshme të ketë më shumë gra ministre do të ndajnë sot gati 100 mijë euro për organizatat e grave që janë anëtare të Rrjetit të Grave të Kosovës.
Rogova: Fondin e Grave të Kosovës që i ndan gati 100 mijë euro.
“E dimë që këto zgjedhje kanë sjellë më shumë gra me vota edhe po vjen koha që në Kosovë po votohen gratë dhe një ditë nuk do të kemi nevojë për kuotë. Duke shpresuar që qeveria e ardhshme do të ketë më shumë gra ministre sesa qeveritë e kaluara, ne sot zyrtarisht po i shpallim të hapur për publikun Fondin e Grave të Kosovës që i ndan gati 100 mijë euro për organizatat e grave që janë anëtare të rrjetit të grave të Kosovës”, tha ai.
Zëvendësshefi i sektorit të Bashkëpunimit i Zyrës së BE-së në Kosovë, Libor Chlad, tha se kjo nismë është e financuar nga BE-ja dhe se bashkëpunojnë me Rrjetin e Grupit të Grave të Kosovës, ku ai tha se shpreson që ky bashkëpunim të vazhdojë.
Chlad: Barazia në mesin e burrave dhe grave parashihet edhe në Traktatin e BE-së
“Ekzistojnë disa objektiva të cilat jemi duke i përcjellë, të inkurajomë aktivitetin e grave, të krijojmë dhe të ndërtojmë pavarësinë dhe besimin e tyre, njëra prej çështjeve kryesore për këtë mendoj se është pavarësia ekonomike e grave, krijimi i mundësive për të krijuar biznese. Barazia gjinore është një prej të drejtave fondamentale dhe vlerave fondamentale të njeriut, barazia në mesin e burrave dhe grave parashihet edhe në Traktatin e BE-së”, tha ai.
Ai ka folur edhe për zgjedhjet në Kosovë duke thënë se do të donte të shinte më shumë gra në legjislaturën e re.
Kreu i Zyrës Austrian Development Agency, Gunther Zimmer, tha se kjo agjenci ka në fokus që projektet që kanë të bëjnë me barazinë gjinore të respektohen.
Zimmer: fokusi ka qenë që projektet të zbatohen në barazinë gjinore
“Dua të theksoj se ADA është në Kosovë që nga vitin 99 dhe gjithmonë fokusi ka qenë që projektet të zbatohen me fokus të veçantë në barazinë gjinore”, tha ai.
Ai tha se shpreson që këto grante të cilat po i marrin gratë, të kenë ndikim në fuqizimin e grave.
Disa nga këto organizata të cilat kanë përfituar këto grante janë, Organizata e Personave me Distrofi Muskulare e Kosovës (OPDMK) me iniciativën: “Kujdesi shëndetësor është i mirë atëherë kur ka qasje për të gjithë”, Shoqata e Grave të Mitrovicës për të Drejtat e Njeriut me iniciativën: “Gratë vendim-marrëse”, Vita Jeta me iniciativën: “Diabeti tek të moshuarit”, Qendra për Fuqizimin e Gruas me iniciativën: “Fuqizimi ekonomik i grave – nënave kryefamiljare”, Luna me iniciativën: “Shëndeti i grave dhe liria e lëvizjes” etj.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...