Shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj arrestimit të tre të rinjve shqiptarë, të cilëve u janë shqiptuar nga 55 ditë burg, vetëm që kanë shkruar në borë “UÇK” mbi disa vetura në Beograd.
“Është për keqardhje që 3 të rinj shqiptarë, dënohen me 55 ditë burg nga autoritetet serbe, vetëm e vetëm sepse kanë shkruar mbi borë “UÇK” mbi disa vetura në Beograd”, ka shkruar Pacolli.
Postimi i Pacollit në Facebook:
Skandaloze
Është për keqardhje që 3 të rinjë shqiptarë, dënohen me 55 ditë burg nga autoritetet serbe, vetëm e vetëm sepse kanë shkruar mbi borë “UÇK” mbi disa vetura në Beograd. Në një shoqëri demokratike askush nuk dënohet sepse ka mendimin ndryshe, dhe aq më pak, sepse në një ose tjetër formë, të padëmshme për të tjerët, shfaq një mendim, ide a simbol. Është pothuaj e pabesushme, që regjimi jo demokratik në Serbi ngjallë frikë dhe urrejtje ndaj gjithçka është shqiptare dhe nga Kosova. I ftojmë të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe mekanizmat e mbrotjes së të drejtave të njeriut, që na mbështesin në dënimin e ashpër të kësaj sjellje dhe anulimin e këtij vendimi.
Lexo edhe: Shkruajnë UÇK në makina, Serbia i dënon me burg tre shqiptarë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia