Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës, sot organizoi pritjen për nxënësit pjesëmarrës në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës, që këtë vit u organizua në Brazil.
Pritja u realizua nga drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, Arbërie Nagavci, drejtuesit e shkollës, mësimdhënësit dhe shokët e shkollës.
Në këtë garë të nivelit ndërkombëtar ku morën pjesë pothuajse të gjitha vendet e botës, në mesin e tyre ishin dy nxënës nga Komuna e Prishtinës, Shend Zhjeqi dhe Alban Elezi, të cilët e përfaqësuan Republikën e Kosovën në mënyrë dinjitoze.
Shend Zhjeqi, nxënës i gjimnazit Matematikë në Prishtinë, pas shkathtësive dhe kompetencave të jashtëzakonshme të treguara në Olimpiadën Matematike të Kosovës në nivel komune dhe në nivel Republike, arriti të triumfojë edhe në nivelin ndërkombëtar, duke fituar Medaljen e Bronztë në Olimpiadën Ndërkombëtare Matematike (ONM).
Drejtoria e Arsimit për ngritjen dhe përmirësimin e cilësisë në arsim, në mënyrë të vazhdueshme organizon gara të ndryshme në nivel komune. Po ashtu, në funksion të zhvillimit të përmirësimit të cilësisë në arsim, Drejtoria e Arsimit në bashkëpunim edhe me Shoqatën e Matematicientëve, për çdo vit organizojnë garën “Olimpiada Matematike”, në nivel komune dhe Republike garë e cila po nxjerr në pah talentet e matematikës.
Siç njofton Komuna e Prishtinës, Drejtoria e Arsimit nga fillimi i funksionimit të gjimnazit Matematikë në vitin 2014, ka hasur në vështirësi dhe sfida të mëdha, sepse Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ende nuk ka ndarë buxhet për funksionimin e këtij gjimnazi.
Përkundër peripecive të shumta Drejtoria e Arsimit ka arritur t’i tejkalon çdo sfidë të paraqitur në Gjimnazin e Matematikës, duke e mbuluar dhe siguruar me staf të brendshëm dhe kushte të domosdoshme për funksionim e këtij institucioni, duke siguruar një proces të mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore sipas standardeve bashkëkohore.
Për rezultatet e arritura në garën Olimpiade Ndërkombëtare të Matematikës, një falënderim i veçantë shkon për mësimdhënësit për kontributin e tyre të çmuar dhe Shoqatën e Matematike të Kosovës.
Për arritjet e tyre, Shend Zhjeqi u shpërbly me çmimin prej 500 eurosh, ndërkaq Alban Elezi me 200 euro.
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?