Google ADS

?#LIVE/ Përfundon takimi VV-LDK, s’ka marrëveshje

18:08 | 28 Nëntor 2019
L G

Pas dy ore,  ka përfunduar takimi i krerëve të dy partive  që dolën të parat  në zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizjes Vetëvendosje dhe  Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas takimit,  të dy partitë kanë qenë hermetikisht të mbyllura duke mos jap detaje për marrëveshjen.

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti tha se janë dakorduar që të takohen intensivisht gjatë ditëve në vazhdim.

“Në ditët në vijim do ta lidhim marrëveshjen qeverisëse. Takimi ishte shumë konstruktiv dhe i konfirmuar dakordimet për çështjet nga dy ekipet tona. U morëm vesh që nesër të takomi përsëri dhe do të takimi gjatë ditëve intensivisht. Do i japim prioritet gjithmonë qytetarit të Republikës. Ne do të vazhdojmë takimet tona kur të kemi rezultate konkrete do të ju njoftojmë”.

E po të njëjtat fjalë i ka thënë edhe Isa Mustafa kryetar i LDK-së.

” Ne patëm një takim shumë të frytshëm dhe shumë konkret. Unë ja urova zotëri Kurti fitoren dhe radhitjen e Lëvizjes si parti e parë. Ne konstatuam bashkërisht se ajo çka është punuar nga dy grupet punuese thuajse është  përfunduar dhe mbetet që edhe nesër të definohet. Ne shohim vullnet nga të dy palët që të vazhdojmë intensivisht këto ditë të takomi dhe të arrijmë marrëveshjen për bashkëqeverisje”, ka thënë Mustafa.

Ndonëse ishte thënë se pas certifikimit të rezultateve do të nënshkruajnë marrëveshjen këto dy parti pritet që në ditët në vazhdim ta bëjnë një hap të tillë.

Kujtojmë se fitues e zgjedhjeve të 6 tetorit ka kaluar Lëvizja Vetëvendosje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme