Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se nga sot ka filluar afati për dorëzimin e kërkesave për akreditim të vëzhguesve për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Kosovë.
Kërkesën për akreditimin e vëzhguesve mund ta dorëzojnë subjektet politike të certifikuara, organizatat joqeveritare vendore të cilat merren me zgjedhje dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhje dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja dhe mediat, thuhet në njoftim.
Për më tepër, KQZ njofton se afatet për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe të OJQ-ve fillon më 1 korrik dhe përfundon më 15 shtator, ndërsa për akreditim të vëzhguesve ndërkombëtarë dhe të mediave fillon më 1 korrik dhe përfundon më 2 tetor.
Afatet për aplikim të vëzhguesve afatshkurtër për ditën e zgjedhjeve janë:
-Për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe të OJQ-ve fillon më 30 korrik dhe përfundon më 27 shtator;
-Për akreditim të vëzhguesve ndërkombëtar dhe të mediave fillon më 30 korrik dhe përfundon më 2 tetor;
KQZ sqaron se vetëm vëzhguesit e akredituar nga mund t’i vëzhgojnë zgjedhjet lokale./arbresh.info/
Turi ballkanik/ Presidentja e KE-së viziton sot Tiranën, tak...
Arrestimi i Metës, reagon DASH: SHBA mbështet përpjekjet e S...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mban konferencë për media,...
Moti sot me diell dhe vranësira, parashihet të nis dita me m...
“Ik se po të mbys shpulla” – Eskalon debati në kërcënime mes...