Në një ceremoni të veçantë, në prani të shumë personaliteteve të shquara nga Austria dhe bota, Akademia Diplomatike e Vjenës, ka nderuar zëvendës-ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj, duke e pranuar atë në Dhomën e Famës Alumni të Akademisë Diplomatike.
Ky nderim i lartë akordohet për personalitetet më të shquara nga gjithë bota, që janë alumni të Akademisë Diplomatike të Vjenës.
Me këtë rast, drejtori i Akademisë, Ambasadori, Hans Ëinkler, duke vlerësuar lartë Murtezajn si alumni të shquar të Akademisë, e ka falënderuar atë për pjesëmarrjen në ceremoninë e organizuar dhe për rolin dhe kontributin e tij në diplomaci. “Jam mirënjohës pafundësisht për këtë nderim jetësor që më është bërë, nga ky Institucion me reputacion të lartë botëror dhe jam shumë i lumtur që si kosovar do mund të kontribuoj për botën edhe nga një dimension tjetër”, është shprehur zëvendësministri Murtezaj.
Akademia Diplomatike e Vjenës njihet si akademia më e vjetër në botë e diplomacisë dhe një nga institucionet më prestigjioze botërore në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.Këtë vit Akademia në Dhomën e saj të Famës, ka pranuar tre personalitete nga gjithë bota. Para disa viteve i njëjti nderim i është bërë Presidentes aktuale të Kroacisë.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...