Banorët e qytetit të Vushtrrisë prej ditës sotme në kohë reale do të marrin informacionet për pandeminë COVID-19 në komunën e tyre. Kjo, pasi kryetari, Xhafer Tahiri sot bëri lansimin e platoformës që përfshinë publikimin e të gjitha të dhënave dhe masave që kanë të bëjnë në parandalimin e këtij virusi.
I pari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri në një konferencë për medie dha detaje për këtë platormë online.
“Kemi zhvilluar platformën ‘Vushtrria Live’ ku në kohë reale paraqiten të dhënat në përhapjen e koronavirusit në qytetin e Vushtrrisë. Ku do të paraqiten edhe të dhëna të tjera lidhur me masat që shtabi komunal anticovid do të ndërmarrë për të parandaluar përhapjen e tij. Kjo ueb faqe do të jetë në dispozicion të qytetarëve në funksion të informimit të tyre më të mirë për coronavirusin në qytetin tonë”, tha ai.
Kryetari Tahiri u shpreh se deri më tani është menaxhuar mirë në komunën e tij situata me pandeminë.
“Në qytetin tonë deri më tani jemi përballur me sukses dhe jam i lumtur me solidaritetin ndërinstitucional dhe qytetarë për të përballuar virusin. Kemi arritur të kemi në kontroll vatrën që ishte në fshatin Studime. Po ashtu e konsiderojmë shumë sukses faktin që pacienti i pestë i shëruar nuk ka infektuar asnjë nga kontaktet e veta. Kjo si rezultat i disipilinës së tyre”, tha ai.
Ai gjithashtu bëri të ditur se gjatë ditës në IKShP janë dërguar dhjetë mostra nga Vushtrria.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës