Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka përkujtuar Xhavit Hazirin, i cili u zhduk 22 vjet më parë, duke thënë se ai ishte një prej ideatorëve dhe themeluesve kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Për të është folur dhe shkruar pak, por vepra e tij është madhështore dhe është më e madhe se çdo fjalë që mund të thuhet. Vepra e Xhavit Hazirit ishte shteti i Kosovës, liria e popullit tonë:, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Xhavit Haziri u lind më 3 shtator 1960 në Druar të Vushtrrisë. Ai është nderuar me urdhrin “Hero i Kosovës”.
Postimi i plotë:
Ishte personalitet emblematik i Lëvizjes Kombëtare për liri dhe pavarësi. Me punën, përkushtimin dhe idetë e guximshme, që buronin prej vullnetit të popullit, Xhavit Haziri arriti të afronte rreth vetes shumë atdhetarë nga të gjitha viset shqiptare.
Dua të ndajë me ju miq të dashur tri momente të veçanta të takimeve dhe punës së përbashkët me Xhavitin.
I pari në fillimin e viteve të 90-ta kur ishte liruar nga burgu dhe kur u takuam në Prishtinë. Ai mendonte dhe besonte në veprime më ndryshe se të tjerët dhe ishte kundër amullisë dhe vendnumërimit të lëvizjes politike kosovare.
I dyti ndërlidhet me këmbëngulësinë e tij mbresëlënëse për avancimin e hapave të rezistencës nga ata protestues në organizim të armatosur.
Ndërsa, momenti i tretë ishte takimi ynë në zonat e luftës vetëm pak ditë para se të kapej pabesisht nga policia sekrete serbe. Ka qenë mesi i gushtit 1998 kur ofensivat serbe ishin në kulm dhe rezistenca e UÇK-së ishte maksimale. Xhaviti ishte plot besim në fitore dhe ashtu i hareshëm dhe i buzëqeshur, siç ishte gjithmonë, shkoi për t’u rikthyer.
Xhaviti jeton me ne. Ideja e tij fitoi! Për të është folur dhe shkruar pak, por vepra e tij është madhështore dhe është më e madhe se çdo fjalë që mund të thuhet. Vepra e Xhavit Hazirit ishte shteti i Kosovës, liria e popullit tonë! HTH
Lojërat të cilat nxisin zhvillimin fizik
Midis stomakut dhe trurit ekziston lidhja magjike e cila mun...
Gmail me një funksion të ri për t’ju ndihmuar të gjeni më le...
Abdixhiku: Asociacioni aktual është autonomi – do ta refuzoj...
Shkon në 158 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë
Peja pëson ndryshim në roster, largon dy basketbollistë afro...