​Thaçi: Muaji i shenjtë i Ramazanit, periudhë kur reflektojmë mbi humanizmin

19:53 | 26 Maj 2017
M. A.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ka thënë se muaji i shenjtë i Ramazanit është një periudhë kur reflektohet mbi humanizmin dhe u shtrihet dora të varfërve.

 

“Muaji i shenjtë i Ramazanit është një periudhë kur reflektojmë mbi humanizmin, kur ua shtrijmë dorën të varfërve, kur përçojmë mesazhet për paqe dhe solidaritet, duke fisnikëruar shoqërinë tonë.

Të gjithë pjesëtarëve të komunitetit mysliman, urime të përzemërta për muajin e shenjtë të Ramazanit. Ju uroj agjërim të lehtë e të pranuar. HTH”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme