Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se për shkak të fillimit të punimeve për sanimin e tunelit në rrugën Mitrovicë-Qabër, që nga dita e sotme nga ora 08:00, do të bëhet ndalje tërësore e qarkullimit të automjeteve në këtë pjesë.
Sipas MI-së, qytetarët të cilët shfrytëzojnë këtë segment rrugor, gjatë periudhës së punimeve, do të mund të përdorin këto rrugë alternative:
“Për mjetet nën 3.5 t, do të përdoren rrugët alternative përmes qytetit të Mitrovicës. Për ato mjete të cilat vijnë nga pika kufitare Bërnjak, do të devijohen tek ura e gjakut te kyçja nga rruga N2, e të cilat duhet të vazhdojnë përmes qytetit, nëpërmjet rrugës “Mbretëresha Teutë” deri te rrethrrotullimi i dytë, prej nga do të marrin kahjen e djathtë dhe do të vazhdojnë nëpërmjet rrugës “Shemsi Ahmeti” deri tek udhëkryqi i cili lidhet me rrugën Nacionale N22.3 në N2 në drejtim të Prishtinës. Poashtu për mjetet të cilat vijnë nga Prishtina në drejtim të pikës kufitare në Bërnjak, do të shfrytëzohet e njëjta rrugë alternative. Për mjetet e rënda mbi 3.5 ton, të cilat vijnë nga pika kufitare Bërnjak, përmes rrugës Nacionale N2 dhe të cilat kanë destinacion Prishtinën ose Pejën, duhet të devijohen në udhëkryqin në Zhabar dhe të marrin drejtimin përmes rrugës Regjionale R101 Mitrovicë-Klinë e Epërme-Runik, pastaj të kyçen në rrugën Regjionale R102 Klinë e Epërme-Skenderaj-Komoran, për t’u lidhur më pastaj me rrugën Nacionale N9 në drejtim të Prishtinës, eventualisht për Pejë.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.
177 të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kore të Jugut, qeveri...
Guardiola deklaron se Manchester City do të rikthehet pavarë...
Osmani mirëpret në zyrën e saj fëmijët nga komunitetet: Koso...
Gjesti e bën edhe këtë – Futet në koshin e bërllokut për një...
Kurti nga Gjilani: Jemi të gjithë bashkë për një qeverisje d...
Bajrami: Partia në pushtet e ka përgjegjësinë pse s’ka rrymë