Nesër pritet të fillojë greva e përgjithshme në arsim, sipas vendimit të SBASHK-ut, por në shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë do të mbahet mësim i rregullt.
Stafi i kësaj shkolle ka dalë me një qëndrim përmes së cilit mbështetë mësimdhënësit, por grevën nuk e cilëson si mjetin e duhur.
“Shkolla jonë mbështetë kërkesat e mësimdhënësve që të ngritet koeficienti i pagës dhe të jetë i dinjitetshëm, të jetësohet statusi i mësimdhënësve të viteve 90- ta, por duke gjetur forma të tjera të grevës pa e dëmtuar procesin mësimor.
Arsimi duhet të jetë prioritet i prioriteteve dhe të shpallet interes nacional”, thuhet në njoftim. Këtë qëndrim e ka përkrahur edhe Këshilli i Prindërve të Kosovës, kryetari i të cilit Ymret Reshiti ka bërë thirrje që edhe shkollat tjera ta ndjekin këtë shembull.
“Keni dhënë shembull se si vlerësohet interesi i përgjithshëm para interesit personal. Ju mbështesim fuqishëm në të drejtën tuaj për ngritjen e pagave përmes dialogut social. Ju na bëtë krenar të gjithëve me aktin tuaj.
Ftojmë mësimdhënësit e shkollave të ndjekin shembullin e shkollës “Elena Gjika” dhe të fillojnë procesin mësimor”, shkruan Reshiti në Facebook. Ndryshe, vendimi i SBASHK-ut për grevë ka ardhur si pasojë e pakënaqësisë së koeficientit të pagave për mësimdhënësit.
Kundër grevës ka dalë edhe ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi dhe Këshilli i Prindërve, të cilët kanë deklaruar se greva do të dëmtojë fëmijët. Sipas tyre, kjo çështje duhet të zgjidhet në mënyrë institucionale, pa dëmtuar nxënësit.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...