Google ADS

​Selmanaj: Integrimi i plotë ndodh kur komunitetet veprojnë të organizuar brenda institucioneve legjitime

13:42 | 2 Nëntor 2020
Arbresh.info

Në debatin parlamentar për problemet e shqiptarëve në veri të vendit, lidhur me pengesat që i kanë për kthim në pronat e tyre dhe për t’i rinovuar ato, zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj tha se Qeveria e Kosovës do të angazhohet për shënuar përparim në çështjen e ndërtimit të shtëpive atje, të cilat i ka paraparë në kuadër të buxhetit të Ministrisë së Punës.

Ai pranoi se deri tani nuk ka përparim në këtë çështje.

“Ju njoftojmë se në kuadër të buxhetit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale është paraparë ndërtimi i dhjetë shtëpive në lagjen Kroi i Vitakut si dhe ndërtimi i kulmeve të shtëpive në lagjen ‘Kodra e Minatorëve’ por duhet pajtuar që deri më tani nuk ka ndonjë progres por zotohemi që do të angazhohemi që të lëvizim në këtë drejtim”, tha Selmanaj.

Ai tha se integrimi i plotë mund të ndodh vetëm kur komunitetet bashkëjetojnë lirshëm dhe veprojnë në mënyrë të organizuar brenda institucioneve legjitime.

“Qeveria e Kosovës mbetët e përkushtuar në përkrahjen dhe fuqizimin e organeve të këtyre komunave, sidomos mekanizmave të demokracisë drejtpërdrejt dhe atyre për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo shumicë. Integrimi i plotë mund të ndodh vetëm kur komunitetet bashkëjetojnë lirshëm, veprojnë në mënyrë të organizuar brenda institucioneve legjitime të cilat bazën e funksionimit duhet ta mbështesin në rend dhe ligj. Zbatimi i parimeve të kartës evropiane për qeverisje lokale do të jetë shtyllë kryesore e punës mbi të cilat u ndërtua vizioni i funksionimit të pushtetit lokal në Kosovë”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme