Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Korab Sejdiu, është i sigurt se koalicioni LAA, nuk do të lëvizë nga qëndrimi i saj kundër marrëveshjes me koalicionin PAN për të themeluar Qeverinë e Kosovës.
Ai beson se në seancën konstituive të thirrur nga presidenti me 3 gusht do të bëhet kostituimi i Kuvendit dhe do t’i hapet rrugë themelimit të Qeverisë, që sipas tij, një qeveri gjithëpërfshirëse mes koalicionit LAA dhe Vetëvendosjes do të ishte më e mira për Kosovën.
Në një intervistë për KosovaPress, Sejdiu thotë se qëndrimet e koalicionit LDK-AKR-Alternativa janë konsistente dhe se nuk do të ndryshojnë.
Madje, ai thotë se nuk do t’i lëkund dhe se do të mbesin konsistent në qëndrime, pavarësisht thashethemeve që kanë ndodhur kohëve të fundit, ata janë treguar besnik ndaj partnerëve të tyre dhe kanë vendosur që të rrugëtojnë së bashku për t’i arritur qëllimet e përbashkëta
“Që nga fillimi i krejt këtij rrugëtimi politik pak para zgjedhjeve dhe deri me sot AKR ka qenë konsistente dhe besnike ndaj qëndrimit tonë fillestar, pra që vendimet tona merren në koherencë të plotë me partnerët tanë të koalicionit. Kështu që, që nga fillimi kemi thënë që në formatin aktual PAN-i nuk do ta ketë mbështetjen tonë dhe ne i qëndrojmë besnik asaj”, tha Sejdiu.
Sejdiu nuk e sheh problematike takimin e Haradinajt me deputetët veç e veç për t’ua kërkuar votën, sepse çdo deputet është i lirë ta ushtroj lirshëm detyrën e tij, porse kjo sipas tij, nuk do të ndërroj asgjë në qëndrimet partiake dhe të koalicionit. Ai thotë se personalisht nuk ka marrë asnjë kërkesë për takim nga askush nga PAN-i.
“Po, natyrisht deputetët si persona të cilët e ushtrojnë detyrën e tyre në mënyrë të pavarur dhe autonome kanë të drejt të takohen me çdo kënd, përfshirë edhe Haradinaj deh të bisedojnë lirshëm për çfarëdo teme, kështu që nuk e shohim problematike as kontaktin prej zotëri Haradinajt, as anasjelltas. Unë personalisht nuk kam pasur kontakte direkte me askënd nga ana e koalicionit PAN, përfshirë edhe Haradinajn. Kështu që bisedimet mund të ndodhin, por se di për secilin deputet a ka ndodhur a jo, por në kontekst të strukturës sonë të partisë por edhe koalicionit, qëndrimi ynë është ai që ka qenë prej fillimit”, u shpreh Sejdiu.
Duke folur për takimin me familjen Rugova dhe marrjen e mbështetjes nga vajza e ish presidentit Ibrahim Rugova, Teuta Rugova, për ta themeluar qeverinë, Sejdiu thotë se secili do të marrë ndëshkimin apo mbështetjen për veprimet e veta, por nuk ka preferuar të komentoj shumë thirrjen e saj për koalicionin LAA që t’i bashkohet koalicionit PAN.
Derisa, thotë se nuk e kanë obligim t’i përgjigjen ftesës së Teuta Rugovës për t’iu bashkuar PAN-it në një qeveri gjithëpërfshirëse.
“Jo, natyrisht që thirrjes publike nuk kam ndonjë obligim të caktuar, sepse prapë po them edhe LDK-ja edhe AKR-ja, të gjitha janë shumë koherente dhe i kanë qëllimet e tyre të përbashkëta, kështu që thirrjet e deputetëve individual nuk jemi të obliguar t’i respektojmë sepse në nivel partiak, në nivel të koalicionit ne kemi një qëndrim të caktuar dhe do të qëndrojmë besnik të asaj”, shtoi ai.
Nënkryetari i AKR-së, thekson se koalicioni më i mirë do të ishte ai mes LAA-së dhe Vetëvendosjes, pavarësisht se kanë dallime ideologjike të mëdha mes vete.
“Përkundër dallimeve në aspektin ideologjik, ne koalicioni jonë është me shumë i qendrës se djathtë ndërsa ata janë të majtë në ideologjinë e tyre, synimet tona të përbashkëta janë identike, pra një vend i cili ka perspektivë për të rinjtë, një vend me zhvillim ekonomik, me sundim të së drejtës, një vend ku shëndetësia është e denjë, ku arsimi është i mirë e kështu me radhë. Dhe, eliminimi i faktorit kyç në qeverisje, pra faktori i përbashkët në çdo qeveri të kaluar që ka qenë, eliminimi i atij faktori nga qeverisja e ardhshme të dy palët besojnë se është i domosdoshëm”, theksoi Sejdiu.
Ai shtoi se aktualisht janë duke biseduar me Lëvizjen Vetëvendosje për të harmonizuar plan-programet.
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...