Google ADS

​Rritet numri i fluturimeve për 5.4 përqind

19:16 | 31 Korrik 2017
M. A.

Numri i fluturimeve në transportin ajror në tremujorin e dytë të këtij viti ka qenë 1 milion e 767 mijë e fluturime, ose 5.4 % më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.

Ndërsa, numri i udhëtarëve, që e kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti është rreth 465 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar është një rritje për 9.15%.

Kështu thuhet në komunikatën e lëshuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) e cila ka publikuar Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit, për tremujorin e dytë 2017, me të dhëna mbi transportin ajror, hekurudhor dhe postë telekomunikimin.

Në territorin e Kosovës janë gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport dhe 110 privatë, derisa qarkullojnë 8 lokomotiva disel, të cilat bartin 27 vagonë, 9 të udhëtarëve dhe 18 për bagazh.

Në tremujorin e dytë të vitit 2017, numri i pasagjerëve, që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 57 mijë, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2017, që do të thotë se numri i udhëtarëve është rritur për 9.19%.

Transporti i mallrave me tren në tremujorin e dytë të vitit 2017 ishte 132 mijë tonë, ku në raport me tremujorin e parë të vitit 2017 (TM1 2017) ka pasur një rritje prej 35.41%.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme