17 shkurti i vitit 2008 kaligrafistin Shyqri Nimanin e gjeti duke i bukurshkruar 6.991 karakteret që formuan 1254 fjalët e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, që u kaligrafuan në pergamenën e dhuruar nga Londra.
Nimani në një rrëfim për KosovaPress, ka shpalosur emocionet dhe presionin e atyre 16 orëve punë, si dhe ka shprehur indinjatën e tij ndaj udhëheqësve politik që asnjëherë nuk ia shpërblyen financiarisht mundin e tij, ashtu siç vepruan ndaj të gjithë tjerëve që mundësuan realizimin sa më të kompletuar të ditës së shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Nimani duke rrëfyer për 17 shkurtin e vitit 2008, tha se kaligrafimi i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovë në rend të parë ka qenë historik, por edhe përgjegjësi e madhe për të.
Për bukurshkruesin e këtij dokumenti të rëndësishëm për momentumin e pavarësisë së Kosovës ishte e vështirë ta kryente gjithë atë punë për vetëm 16 orë, ndonëse, ai kishte kërkuar 1 javë kohë.
Kaligrafimin e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës edhe më të vështirë ia bënë gabimet drejtshkrimore, të cilat po ashtu ai thotë se i morën kohën e çmuar dhe të paktë që kishte në dispozicion.
Duke i parë pamundësitë për ta zbukuruar deklaratën, profesori tregon se si erdhi deri tek përzgjedhja e stilit të shkronjave të këtij dokumenti, i cili po shkruhej në një pergamenë të vërtetë që ishte dhuratë nga Londra.Për shkruesin e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, mëkat i madh ka qenë mënyra se si nuk u lejuan mediat kosovare të merrnin pjesë në këtë ngjarje historike për shtetësinë e Kosovës.
Derisa po mendonte se si t’ia dilte ta kaligrafonte Deklaratën e Pavarësisë, profesori tregon se si i ishte ofruar shefi i protokollit të Qeverisë së atëhershme të udhëhequr nga Hashim Thaçi dhe i kishte propozuar që në kontratë për punën që bënte ai, autore të figuronte edhe Qeveria. Kontratë të cilën ai thotë se asnjëherë nuk e nënshkroi, dhe nuk mori asnjë cent për kontributin e tij që e dha.
Sipas bukurshkruesit të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, Shyqri Nimani 11 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës, vendin e gjen në nivel të dobët, çoftë në aspektin e punësimit dhe perspektives për të rinjtë.
Kujtojmë që Deklarata e Pavarësisë së Kosovës me iniciativë nga Muzeu i Kosovës, nga tetori i vitit 2017, u shpall nën mbrojtje me Listën e përkohshme të mbrojtjes së monumenteve të kulturës.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje