“Zgjidhja për problemin e Kosovës është e thjeshtë, njohja e plotë e Republikës së Kosovës nga Serbia, por, e di se kjo është më lehtë të thuhet sesa të bëhet kur e vendosi veten në këpucët e Aleksandar Vuçiq.
Prandaj, aktualisht zgjidhja është që të punojmë fuqishëm së bashku”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë ekskluzive për gazetën beogradase Blic.Në intervistën me titull:
“E ndjej dhimbjen dhe vendosmërinë e Vuçiqit për ta zgjidhur problemin e Kosovës” ai ka folur për çështje të ndryshme, si iniciativa e Vuçiqit për Kosovën, (pa)mundësinë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, raportet mes Shqipërisë dhe Serbisë, si dhe për basketbollin dhe artin. “Iniciativa e Aleksandar Vuçiq për ta nisur dialogun e brendshëm serb për Kosovën është një akt i lidershipit me të cilin ai e shpalosi një vizion kurajoz për të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë.
Kam respekt për iniciativën e tij që të ballafaqohet me të kaluarën në mënyrë frontale dhe jokonvencionale”, tha Rama. Sipas Ramës tani për tani është e rëndësishme që të punojmë të gjithë së bashku për zgjidhje, me durim, në mënyrë direkte dhe jokonvecionale. “Të gjithë duket ta kemi parasysh se gjetja e zgjidhjes për këtë çështje është në interes të të gjithëve, jo vetëm të shqiptarëve.
Sa më shpejt aq më mirë”, tha Rama. Lidhur me propozimin e shefit të diplomacisë serbe Ivica Daçiq që problemi kosovar të zgjidhet me ndarje, kryeministri i Shqipërisë konsideron se të fillohet që këtu nuk është aspak pozitive.
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...