Policia e Kosovës apelon tek pronarët e autokombajnave që t’i evitojnë qarkullimin në autostrada pasi që po rrezikojnë jetën e qytetarëve të Kosovës.
“Duke iu referuar sezonit veror dhe tani posaçërisht kur kemi në proces korrje-shirjet nëpër gjithë vendin kemi edhe lëvizje më të shpeshta te automjeteve duke përfshirë edhe qarkullimin e mjeteve për korrje-shirje (kombajna).
Policia e Kosovës gjatë realizimit të detyrave në disa raste gjatë natës dhe ditën ka identifikuar që mjetet për korrje-shirje( kombajna) kanë qarkulluar nëpër autostradat e vendit, veprim ky që përveç që është i ndaluar rrezikon edhe jetët e pjesëmarrësve tjerë në autostradë duke pas parasysh edhe shpejtësinë e madhe të zhvilluar nëpër këto rrugë”, thuhet në njoftim.
Policia apelon tek të gjithë që t’u shmangen veprimeve të tilla të qarkullimit nëpër autostradë me mjete për korrje-shirje (kombajna) sepse kjo rrezikon sigurinë në trafik, megjithëse masa ligjore ndëshkuese janë duke u ndërmarr në vazhdimësi.
“Policia po përpiqet në vazhdimësi që përveç masave ndëshkuese bazuar në ligj, të njoftojë-senzibilizojë qytetarët apo pjesëmarrësit në trafik për vigjilencë të shtuar dhe respektim të rregullave të trafikut me të vetmin qëllim reduktimin e aksidenteve dhe në veçanti evitimin e humbjes së jetëve njerëzore nga pakujdesia”, thuhet në komunikatë
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...