Sot është përuruar objekti i Urgjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.
Në përurimin e kësaj qendre ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Zemaj derisa flet për rëndësinë e kësaj qendre, shtoi edhe se situata epidemiologjike e në Malishevë është nën kontroll.
“Sot, kur po përurojmë objektin tepër të nevojshëm të Urgjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, është shumë e rëndësishme të theksohet se situata epidemiologjike në këtë komunë është nën kontroll dhe Malisheva ndodhet në zonën e gjelbër. Tashmë pacientët nga kjo komunë nuk do të kenë nevojë të frekuentojnë urgjencat spitalore në qytetet e tjera”, shkruan Zemaj.
“Angazhimi i udhëheqjes Komunale, Drejtorisë së Shëndetësisë, së shtabeve emergjente, Policisë dhe Inspektorateve, do të vazhdoj me këtë ritëm në mënyrë që qytetarët të mbrohen maksimalisht nga Covid-19”, thotë Zemaj
Tutje Zemaj ka thënë se investimet për kompletimin e infrastrukturës shëndetësore në Kosovë janë prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndërsa, krahas kësaj po vazhdojmë të rrisim edhe kapacitetet testuese, po sigurojmë pajisje mjekësore dhe furnizimet me barna.
“Dua ta falënderoj personelin shëndetësor për angazhimin që ka pasur që nga dita e parë, duke trajtuar rastet me Covid-19, të cilat nuk janë hospitalizuar, duke marrë trajtimin mjekësor përmes vizitave mjekësore shtëpiake. Përkrahja dhe ndihma do të vazhdoj edhe më tej. Bashkë ia dalim!”, ka shkruar tutje Zemaj.
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...