Policia e Kosovës ka konfirmuar se në Fushë Krujë të Shqipërisë është gjetur një trup dhe veturë e djegur që dyshohet t’i përket Xhafer Osmanit, qytetar nga Vushtrria i zhdukur që nga data 4 maj e këtij viti.
“Xhafer Osmani është raportuar me datën 4 në mbrëmje si i zhdukur nga familjarët e tij në Vushtrri, ndërsa dje me datën 5 autoritete e Shqipërisë kanë raportu se e kanë gjetur një veturë të djegur dhe një trup që dyshohet se është ky person, por ekspertiza nuk është kryer ende. Por r sipas të dhënave të autoriteteve të Shqipërisë dhe të dhënave që kanë gjetur në vendin e ngjarjes dyshohet se është ky”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...