Google ADS

​Për Jahjagën, Sali Berisha është kryeministër

17:05 | 10 Qershor 2019
M. A.

Ish- presidentja e Kosovës Atifete Jahjga sot në një konferencë për media ka dhënë detajet e organizimit të shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë.

Jahjaga e cila gjatë mandatit të saj si presidente, është njohur edhe për shumë gabime në të folur gjatë paraqitjeve të saj publike.Jahjaga është pyetur nga gazetarët nëse në mesin e të ftuarve është edhe ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. Jahjaga konfirmon se edhe Berisha është i ftuar në këtë organizim, por se i referohet si kryeministër.

‘Për të gjithë vendet e rajonit, domethënë duke përfshirë kryeministrin Berisha janë në kuadër të kësaj (këtyre) listave të ftesave”, u shpreh Jahjaga. Kujtojmë se përveç kritikave për artikulimin e Jahjagës në gjuhën shqipe, ish- presidentja është vlerësuar pozitivisht gjatë paraqitjeve të saj kur fliste në gjuhën angleze.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme