Nga viti i ardhshëm Klinika Obstetrike-Gjinekologjike do të bëhet me qendër të IVF – frytnimi i asistuar artificial dhe me laborator citogjenetik.
Lajmi është bërë i ditur nga ushtruesi i detyrës i drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi përmes një postimi në Facebook.
Ai ka bërë të ditur se edhe amniocenteza do të realizohet për herë të parë në laboratorin citogjenetik dhe gratë shtatzëna nuk do të kenë nevojë të dalin jashtë vendit për diagnostikimin e çrregullimeve të rënda gjenetike të frytit.
“Punimet për ndërtimin e kësaj qendre po vazhdojnë me ritëm të shpejtuar”, ka shkruar Krasniqi./Arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...