​Orlando takon Konjufcën: Italia mbështet rrugën euroatlantike të Kosovës

18:51 | 24 Mars 2021
A. B.

Ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando ka vizituar sot kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, të cilin e ka uruar për zgjedhjen në detyrën e tij të re.

“Në një takim të miqësor, ushtruesi i detyrës së presidentit dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ndau pikëpamjet e tij mbi përparësitë e legjislativit. Ne diskutuam punën urgjente mbi reformat kyçe në përputhje me agjendën e BE-së. Unë i urova sukses në mandatin e tij dhe e sigurova për vendosmërinë e Italisë për të mbështetur rrugën euro-atlantike të Kosovës”, ka shkruar diplomati italian në Twitter.

Glauk Konjufca u zgjodh të hënën kryetar i legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh do të ushtrojë detyrën e presidentit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme