Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka nënshkruar deklaratën e Përkrahjes së Fuqizimit Ekonomik të Grave, bashkë me Administratën për Tregti Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ITA) dhe odat amerikane të Evropës.
Këtë e ka bërë për të njohur kontributin e grave anembanë botës dhe krijimin e një mjedisi ku gratë shquhen si udhëheqëse, ndërmarrëse dhe inovatore, për të mbështetur agjendën 2030 të Kombeve të Bashkuara për arritjen e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave dhe vajzave, si dhe deklaratën e përbashkët të Organizatës Botërore të Tregtisë mbi Tregtinë dhe Fuqizimin e Grave të vitit 2017, si dhe duke kuptuar faktin se barazia gjinore dhe diversiteti janë parakushte fondamentale për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Sipas një komunikate të OAEK, nënshkrimi i këtij memorandumi është bërë në kuadër të iniciativës së përbashkët të odave amerikane me Administratën e Tregtisë Ndërkombëtare, “Fuqizoje atë” (Empoëer Her), të lansuar në mars nga ana e sekretares së Tregtisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gina Raimondo.
“Synimet e kësaj iniciative përfshijnë avancimin e fuqizimit ekonomik të grave dhe barazisë gjinore në tregtinë ndërkombëtare, nxitjen e kompanive amerikane dhe evropiane në diversifikimin e vendeve të tyre të punës dhe përkrahjen për ndërmarrjet në pronësi të grave, përmirësimin e veglave dhe shërbimeve ndaj grave, si dhe rritjen e vetëdijes së grave ndërmarrëse për shërbimet që lidhen me tregtinë, investimet dhe eksportin. Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë fton Qeverinë e Kosovës, sektorin privat dhe pjesëtarët e komunitetit ndërkombëtar të përkrahin përpjekjet për avancimin e barazisë dhe diversitetit gjinor”, thuhet në komunikatë. /arbresh.info/
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...