Oda e Afarizmit të Kosovës i është drejtuar me një kërkesë kryeparlamentarit Kadri Veseli, nënkryetarëve të Kuvendit, kryetares së Komisionit për Zhvillim Ekonomik dhe anëtarëve të Komisionit, për largimin nga rendi i ditës të Projektligjit për Miniera dhe Minerale.
Arsyeje e tërheqjes, sipas OAK-së, është se ka mbi 6 muaj që ky ligj është për miratim, por nuk kalon për mungesë kuorumi.
“Arsye tjetër është edhe që në vazhdimësi jemi duke kërkuar që ky projektligj të rikthehet në rishqyrtim për shkak të mangësive të mëdha që ka. Siç jeni të informuar, OAK ka realizuar edhe një peticion përmes së cilit kërkon shfuqizimin e udhëzimeve administrative, të cilat përveç që janë në kundërshtim me ligjin, ato po bllokojnë sektorin minerar. Qëllim kryesor i këtyre kërkesave është krijimi i lehtësirave për këtë sektor që konsiderohet si një nga sektorët më me ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit”, thuhet në kërkesën e OAK-së.
Kurti dhe Mickoski diskutuan rreth marrëdhënieve bilaterale
Rumunët do të kërkojnë të mos përballen më me Kosovën
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...