Fushata elektorale e subjekteve dhe koalicioneve politike përfundon nesër. Ata përveç që kanë drejtuar akuza dhe kundër akuza ndaj njëri tjetrit, kanë paraqitur para elektoratit të tyre planet për qeverisjen e ardhshme.
Fokusi i tyre gjatë këtyre ditëve ishte kryesisht te zhvillimi i ekonomisë, ku përfshiheshin rritja e buxhetit, zbutja e papunësisë, përkrahja për bizneset dhe prodhuesit vendor, po nuk munguan as premtimet për rritjen e pagave, pensioneve.E derisa të shtunën është heshtje zgjedhore, të dielën, duke filluar nga ora 07:00, janë 1872941 qytetarë të Kosovës me të drejt vote që do ta kenë mundësinë të votojnë për subjektin apo koalicionin politik, si dhe për deputetët që do t’i përfaqësojnë në mandatin e ardhshëm.Numri i qendrave është 889 me 91 qendra të votimit të shtuara në krahasim me zgjedhtë e vitit 2014-të.
Janë 118448 votues të rijnë në këto zgjedhje që përfshihen për herë të parë.Deri më tani Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar 4 mijë e 887 vëzhgues, që përfaqësojnë subjekte politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje, organizata dhe institucione ndërkombëtare, si dhe organizata jo-qeveritare vendore. Kurse, në ditën e zgjedhjeve komisionerët do ta nënshkruajnë një kod të mirësjelljes për t’iu përmbajtur rregullave dhe ligjit. Policia ka bërë një urdhër operativ me qëllim të krijimit të një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para-gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve.
Policia do të bëjë sigurimin e Qendrave të Votimit, Këshillave Komunale të Zgjedhjeve, Depove Komunale, Qendrës së Numërimit të Rezultateve dhe Depove Qendrore, pastaj përcjelljën e sigurt dhe sigurimi i të gjithë materialit sensitiv zgjedhor nga të gjitha destinacionet e parapara sipas planit të sigurisë deri në përfundimin e operacionit policor, që ndërlidhet me procesin zgjedhor, si dhe inicimin e çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit.
Ndërsa, Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se është paraparë që, në të gjitha rastet kur kanë informata se në qendrat e votimit dhe në vendvotime ka keqpërdorime të procesit zgjedhor nga stafi i emëruar i KQZ-së, Kryesuesi i këshillave të vendvotimeve dhe anëtarët tjerë që janë të obliguar të raportojnë keqpërdorimet e nuk e bëjnë, Policia e Kosovës do të ndërmarrë veprime operative me qëllim të verifikimit të tyre dhe në bazë të kompetencave që kanë do të njoftojnë Prokurorin kujdestar i cili vendos për inicimin e procedurave ligjore.
Sipas tyre, vëmendje do t’i kushtohet edhe deklaratave publike në formë të informatave të pavërteta apo të pakonfirmuara, duke shtuar se nga e kaluara kanë pasur raste të deklaratave të tilla të cilat kanë mundur të jepen për interesa të caktuara, por kanë ndikuar negativisht në opinion lidhur me procesin zgjedhor.Ata ka thënë se të gjithë ata persona të cilët dalin me deklarata publike të pavërteta, do të jenë subjekt i procedurave hetimore, nga se deklarimi i rremë është vepër penale./kp
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...