Në aeroportin e Gjakovës të enjten është bërë realizimi i ushtrimit fushor “Macal 2017”, i cili është projektuar sipas skenarit “Rrëzimi i aeroplanit komercial në Kosovë” ku ishin parashikuar viktima dhe lëndime në masë të udhëtarëve dhe ekuipazhit.
E gjithë kjo është organizuar nga Agjensioni për Menaxhimin e Emergjencave me mandate koordinues qeveritar pjesë e të cilës ishte edhe komuna e Gjakovës me njësitë e saja si reagues të parë në incident që ishin : policia, zjarrfikësit dhe shërbimet medicinale. Ky ushtrim u mbështet dhe u vlerësua nga KFOR-i si dhe institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare.
Shefi i sektorit të planifikimi të ushtrimeve në Agjencinë për Menaxhim të Emergjencave, Nehat Koqinaj, tha se në këtë skenar gjithçka ishte e planifikuar me dokumente bazë për menaxhimin emergjent. “Skenari ka qenë që aeroplani me 33 pasagjerë, pilot dhe ndihmës pilot, për shkaqe të problemeve është detyruar të ateroi në aeroportin e Gjakovës, por me problemet e theksuara s’ka ateruar normalisht, por është rrëzuar dhe si pasojë ka lëndime. Lëndimet ndahen në këtë skenar, 5 të lënduar rëndë, 20 të lënduar mesatarisht dhe 5 pa lëndime serioze… Përgatitja e këtij ushtrimi ka shkuar në vijën e saj planifikuese për dy muaj”, tha Koqinaj.
Kjo është hera e parë që në Kosovë Agjensioni për Menaxhimin e Emergjencave realizon një plan të tillë. Ai tha se reagues të parë të këtij incidenti ishin policia, zjarrfikësit dhe shërbimet medicinale apo emergjenca njësi këto nga komuna e Gjakovës. Por pjesëmarrës ishin edhe Forca e Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-i si reagues të tretë. “Kjo është hera e parë, ndoshta histori e kësaj ngjarje ku AME-ja merr mandatin qeveritar sipas ligjeve dhe rregulloreve për të udhëhequr dhe koordinuar asetet qeveritare dhe ndërkombëtare në incident. Po ashtu është hera e parë, që AME-ja me mbështetjen e KFOR-it realizon një cikël dhe e zbaton ushtrimin në vendngjarje”, theksoi ai.
Ushtrimi fushor gjeti mbështetjen e drejtpërdrejtë edhe nga Komanda e KFOR-it në Kosovë si në aspektin organizativ ashtu edhe në atë implementues. General Riener Christian, zëvendëskomandant i KFOR-it në Kosovë ka përgëzuar të gjitha organizatat tjera që kanë kontribuar, të cila janë përgjegjëse për të ofruar siguri në gjithë Kosovën. Sipas tij, me e rëndësishmja është se populli i Kosovës mund të ndjehet i sigurt ekipet emergjente.“Qëllimi i këtij ushtrimi, sikurse çdo ushtrimi tjetër nuk është vetëm që ti trajnojmë organizatat tona dhe pjesëtarët tonë, mirëpo është që ta ngrehim flamurin të tregojmë vetëbesim dhe gjithashtu të ndërtojmë besimin. Unë përgëzoj secilin pjesëmarrës që ishte dhe mund të them se institucionet e Kosovës mund të jenë krenare më ketë organizim, ku edhe populli i Kosovës mund të ndihet i sigurt në rast të emergjencave”, theksoi Riener Christian.
Ky ushtrim kishte për qëllim që të testojë zbatueshmërinë e dokumenteve bazë për menaxhimin emergjent në Republikën e Kosovës, si dhe gatishmërinë e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare prezent në Kosovë, për reagim dhe koordinim gjatë incidenteve të karakterit vendor. I gjithë ky incident kishte përmasa të karakterit ndërkombëtarë.
Sot lansohet masa për mbështetje të punësimit për familjet p...
Sot i jepet lamtumira e fundit dy të rinjëve që u vranë në K...
IKD organizon konferencë për ligjin e pagave në sektorin pub...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...