Sipas njërit prej udhëheqësve të organizatave të dala nga lufta e fundit, Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ministër i Financave në Qeverinë e Bujar Bukoshit në ekzil, pas luftës në Kosovë ka fituar statusin e veteranit të luftës së UCK’së.
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve Luftëtarë të UCK’së, Nasim Haradinaj po thotë se edhe kreu i LDK’së Isa Mustafa ka marrë statusin e veteranit luftëtarë nga komisioni qeveritarë që identifikimin e tyre.
Haradinaj, me bindje insiston se deri para një viti e gjysmë emri i ish-kryeministrit Mustafa ka figuruar në këto lista, ndaj të cilave Prokuroria e Shtetit është duke i hetuar, dhe pritet së shpejti të ngritët një aktakuzë për mashtrim.
“Isa Mustafa e ka marr statusin veteran luftëtar”, thotë Nasim Haradinaj në një bisedë për Gazetën Express.
Këtë fakt, Haradinaj thotë se ia ka përmendur para një viti e gjysmë kreu të LDK’së në një takim në zyrën e tij, sa ishte ende shef i ekzekutivit kosovar.
“Isa Mustafa ka qenë me statusin e veteranit. Para një viti e gjysmë, Unë personalisht i kam thënë në zyre që je edhe ti veteran. Edhe nuk ka bo za. Edhe ka qenë”, thotë Haradinaj.
“A është hjekë prej asaj dite prej kur i kemi than na, nuk e di, se na mo se kemi listën. Por po, ka qenë”, shton ai duke potencuar se organizata në të cilën ai vetë është nënkryetar prej atëhershmit nuk i janë dhënë më listat e reja të komisionit qeveritarë për veteranë.
I pyetur se si ish-ministri i Financave në Qeverinë në Ekzil të Bujar Bukoshit ka marrë status të luftëtarit, pa qenë në vijë të frontit të UCK’së, Nasim Haradinaj është përgjigjur shkurt.
“E din ky”, thotë ai duke iu referuar kreut të LDK’së dhe ish-kryeministrit të vendit.
“Problemi është kështu, se veteran luftëtar e kanë marrë edhe punëtorët e 3 përqindëshit, e edhe të “Vendlindja thërret” se s’kanë qenë në luftë. E, ajo është gabim”, shton nënkryetari i OVL-UCK’së.
Në vitin 2014, kreu i LDK’së u zgjedh kryeministër i Kosovës nga koalicioni PDK-LDK, deri në maj të vitit 2017 kur qeveria e tij u rrëzua me votë në Kuvend.
Por, ish-komandanti i UÇK-së në Zonën e Llapit, Nuredin Ibishi thotë të mos jetë në dijeni nëse emri i shefit të tij të partisë, Isa Mustafes, figuron në listat e komisionit qeveritar për veteranë, si pjesëtarë i vijës së frontit të luftës.
“Nuk e di për besë. Nuk e di”, tha të premten ish-deputeti i LDK’së për Gazetën Express.
Njëjtë thotë edhe drejtuesi i organizatës pjesë e të cilës është Nesim Haradinaj. Por, kryearti i OVL-UCK’së, Hysni Gucati, të paktën ka dëgjuar të përflitet për këtë gjë.
“Përfolët shumë, por informacione nuk kam. Nuk e kam parë aplikacionin e tij dhe certifikatën. Me u përfole përflitet, por nuk kam ndonjë informacion”, tha ai.
Të njëjtën gjë e thotë edhe Xhevdet Qeriqi , Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së.
Ndryshe, Nesim Haradinaj në bisedën për Gazetën Express nuk ka dhënë numër se sa luftëtarë ka patur UCK’ja, por thotë se numri i veteranëve luftëtarë është i fryrë duke akuzuar se një gjë të tillë e kanë bërë partitë politike për vota.
“Kta për politikë i kanë i kanë gjuajtë në kategorinë e parë, për votë. Tana partitë edhe VV, tonda rend, rend”, thotë ai.
Fyerja e këtyre listave dhe dyshimet për mashtrime të mëdha me veteranë janë subjekt i një hetimi që Prokuroria e Shtetit ka nisur hetim që pritet të konkretizohet brenda javëve me aktakuzë, edhe pse ish-prokurori i këtij rasti ka dhënë dorëheqje. Veprimi i këtij të fundit, Elez Blakajt pretendohet se ka ardhur pas kërcënimeve që ka marrë gjatë hetimit dhe i njëjti pohon se është larguar për të jetuar në SHBA.
Blakaj, para ikjes nga Kosova, e kishte bërë gati aktakuzën, por të njëjtën nuk e kishte dërguar në gjykatë, pasi dha dorëheqje. Pas kësaj i njëjti shpërtheu në akuza për Prokurorinë e Shtetit dhe Kryeprokurorin Aleksandër Lumezi.
Sipas aktakuzës së Blakajt për “veteranët e rrejshëm” akuzohen 11 persona, përfshirë edhe Agim Ceku, Nuredin Lushtakun, Shukri Bujën, dhe Ministrin aktual të FKS’së Rrustem Berisha.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...