Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës sot ka dërguar një letër kërkesë kryeministrit Albin Kurti, për rregullimin e tregut të naftës, për çka kërkohet që të ketë kritere për ndërtimin e pikave të karburantit sipas standardeve të BE-së
Letër kërkesa e plotë:
I nderuar Kryeministër Kurti,
Fillimisht më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Shoqatës së Naftarëve të Kosovës të ju uroj postin e Kryeministrit të Kosovës, duke ju uruar shumë suksese gjatë qeverisjes suaj!
Ju njoftojmë se Shoqata e naftarëve ka kërkuar që të ketë kritere për ndërtimin e pikave të karburantit sipas standardeve të BE-së dhe kategorikisht kemi qenë kundër ndërtimit të pikave të reja të karburantit, por kërkesa jonë ka hasur në vesh të shurdhër deri më tani.
Një prej standarteve të BE-së është distanca në mes të pikave të karburantit, në rrugë lokale-komunale prej 5 deri në 10 km, rrugë magjistrale prej 10 deri në 15 km si dhe në autostrada prej 20 deri në 25 km.
Andaj, ne kerkojmë nga ju që të merrni masa sa ma shpejtë lidhur me këtë çështje shumë të ndjeshme pasi që jemi shteti më i vogel në botë por me më së shumti pika karburanti.
Prandaj edhe njëherë kërkojmë nga ju që të merrni masa që ky kriter të respektohet në tërsi.
Duke ju dëshiruar edhe njëherë suksese në punën tuaj, ju përshendes përzemërsisht.
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...