Para Komisionit Hetimor parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë nga Qeveria e Kosovës dëshminë e tyre e kanë dhënë udhëheqës i Qendrës Operative në Ministrinë e Shëndetësisë, Pashk Buzhala si dhe udhëheqësi i Qendrës Operative Emergjente në Gjilan, Fadil Kajtazi.
Që të dy kanë dëshmuar për rastin e Agon Musliut i cili vdiq në fillim të muajit maj në Qendrën e Studentëve që ishte shndërruar në qendër karantinë për personat e ardhur në Kosovë nga jashtë.
Pashk Buzhala udhëheqës i Qendrës Operative në Ministrinë e Shëndetësisë, ka thënë se për rastin e Agon Musliut ka dëgjuar tek në momentin kur Qendra Operative e Gjilanit ka kërkuar ndihmë dhe kjo ka ndodhur siç tha ai në orën 17:00.
Buzhala tutje tha se për rastin nuk kanë pasur asnjë dokument apo dëshmi paraprakisht që ka treguar për gjendjen shëndetësore të të ndjerit, Agon Musliu.
“Për rastin e Agon Musliut jam njoftuar pas që ka ardhur informata dhe kërkesa për të tjerët se duhet përkujdes bile si emër as nuk është marr shumë sepse kanë qenë katër persona, dhe asnjë informatë tjetër nuk ka pasur deri kur ka ndodhur rastin asnjë dokument, asnjë dëshmi nuk ka ardhur në ministri. Ajo që është e rëndësishme këtu është telefonata që kryen se edhe me dokumente edhe me plane emailet janë edhe dokumentet shtesë kur ka sepse ka mundur të na përcjell dikush ndonjë dokument kur ka dëshmi rasti I tij është I sëmure, por asnjë dokument rreth orës 17:00 kur kanë ardhur informata e para”, tha Buzhala.
Buzhala gjatë raportimit të tij tha se në të gjitha pikat kufitare kanë qenë të vendosur ekipet mjekësore të cilat kanë pasur përgjegjësitë e tyre që të vendosin se kush duhet të karantinohet e kush të lirohet apo vetëizolohet, krejt kjo në bazë të dëshmive që kanë pasur qytetarët.
Ai tha se shpesh mjekët kanë hezituar të marrin vendime pasi u ka munguar përvoja por edhe trajnimi për reagim në situate të tilla.
“Në të gjitha pikat kufitare në momentin kur janë mbyllur kufijtë dhe në të gjitha pikat kufitare që kanë qenë funksionale tokësore se avionët vetëm u ndalën nuk ka pasur qarkullim të linjave ajrore por linjat tokësore kanë filluar të qarkullojnë njerëzit, dhe në çdo pikë kufitare i keni vendosur ekipet mjekësore përgjegjësia për vendosjen e ekipeve mjekësore është adresuar shëndetit parësor shëndetësor të të gjitha komunave që kanë qenë afër pikës kufitare…Çdo veprim që kryhet përgjegjësi e mjekut në pikën kufitare ose kudo qoftë për trajtimin dhe përkujdesjen e pacientët është mjeku, bile unë shpesh herë iu kam thënë për mjekët në pikat kufitare që kishin dilema se ju jeni komandantam në këtë pandemisë mjeku ka qenë komandat..01’38’12 Çdo person i cili hynë në Kosovë është dashur t’i nënshtrohet vizitës mjekësore për faktin se nëse një person gjendja shëndetësore e tij është e mirë dhe ka ardhur prej një zone të rrezikshme me COVID është dashur të karantinohet ose vetëkarantinohet ”, tha ai.
Kurse, në deklarimin e tij udhëheqësi i Qendrës Operative Emergjente në Gjilan, Fadil Kajtazi ka thënë se me 1 maj është bërë kërkesa e tyre e parë për Qendrën Operative të ministrisë së Punëve të Brendshme, përmes të cilët babi i të ndjerit, Agon Musliu, ka kërkuar të marrë leje qarkullimi e cila më pas është aprovuar i është dhënë leje për qarkullim nga ora 08:00 deri në orën 13:00.
Kajtazi tutje tha se më pas ka dërguar një letër edhe në Qendrën Operative Emergjente në ministrinë e Shëndetësisë përmes të cilës është kërkuar një neuropsikiatër për Agon Musliun.
Ai madje tha se raste të cilat kanë pasur dokumentacione që kanë dëshmuar se kanë probleme shëndetësore janë liruar.
Gjatë deklarimit të tij udhëheqësi i Qendrës Operative Emergjente të Gjilanit ka thënë se edhe kjo qendër e ka poseduar dokumentin mjekësor që është një ultrazë e mëlçisë së Agon Musliut e datës 2 shkurt 2020. Këtë dokument e pati bërë publik edhe babai i të ndjerit, Agon Musliu gjatë raportimit të tij po në këtë komision.
“Emailin e parë që e kam dërguar është më 1 maj në ora 11:43 që i kemi dërguar Qendrën Operative Emergjente të ministrisë së Punëve të Brendshme. Emaili është kërkesa e prindit për të ardhur në aeroport për të prit të ndjerin Agonin dhe operatori jonë pasi i ka marr të dhënat e prindit sepse ashtu ka qenë procedura ne është dashur t’i marrim të dhënat t’ia dërgojnë qendrës operative emergjente të MPB dhe ajo qendër ta jap lejen e udhëtimit, kështu kanë qenë procedurat që janë dhënë për udhëtime jashtë Gjilanit dhe ne ua kemi drejtua në orën 11:43 të datës 1 maj 2020…01.00.33 Ne e kemi letrën tjetër pastaj kemi një kërkesë tjetër që u kemi referuar Qendrës Operative Emergjente të ministrisë së Shëndetësisë më 3 maj në orën 17:00 pas dite. Qendra Operative Emergjente e MPB kërkojmë që Agon Musliu në konviktin 7, kati I 4-të me 30.12.19994 është kthyer nga Gjermania dje, iu kërkojmë urgjentisht nëse keni mundësi ju si shtab emergjent për të kontrolluar nga një neuropsikiatër sepse është depresiv….E kemi marr nga kryetari i komunës përmes telefonit sepse sipas asaj që kryetari ka thënë ka komunikua me telefon babai i të ndjerit dhe i ka thënë se ka probleme depresive djali”, tha Kajtazi.
Kujtojmë që babai i Agon Musliu, Naimi gjatë raportimit të tij në Komisionin Hetimor parlamentar për menaxhimin e pandemisë ka deklaruar se ka pasur një leje nga MPB për marrjen e djalit të tij.
Përveç përfaqësuesve të Qendrave Operative para komisionit hetimor parlamentar për menaxhimin e pandemisë dëshminë e tij e ka dhënë edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. Ai tha se asnjëherë nuk i është komunikuar gjendja shëndetësore e të ndjerit, Agon Musliu.
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës