Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të shtunën dhe të dielën vendi do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
Në këtë kushte meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe i ndryshueshëm, ku vende –vende ( kryesisht të shtunën dhe të dielën në orët e pasdites) do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me erëra, reshje shiu të karakterit lokal dhe shkarkime rrufesh.
Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 11-15gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 20-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe verilindja shpejtësia e së cilës vende-vende mund të arrijë mbi 14m/s.
Fillon periudha e votimit jashtë Kosovës
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Yamal: Nuk ka rëndësi kush është në finale, ne duam titullin
Deklaratat e Trump për Groenlandën, OKB: Sovraniteti dhe int...
Mbi 1.5 milion njerëz mbesin pa energji elektrike në Kalifor...
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se...