Java e dytë e muajit janar do të kushtëzohet me kushte të paqëndrueshme meteorologjike si pasojë e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.
Vranësirat fillimisht do të shoqërohen me riga të dobëta shiu për të rikthyer më tej në reshje mesatare dhe të dendura bore, por nuk do të jenë me intensitet të njëjtë në gjithë territorin. Më të theksuara priten të jenë në pjesën veriore të Dukagjinit dhe viseve të larta malore, mirëpo reshjet e borës nuk do të mungojnë edhe në viset mesatare dhe ato të ulëta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 8 deri në minus 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet minus 1 deri 3 gradë Celsius.
Në viset malore përveç reshjeve të borës parashihen temperatura më të ulëta për 3-5 gradë Celsius, varësisht nga lartësia mbidetare. Ky mot me këto temperatura do të krijojë ngrica si në viset e ulëta, po ashtu edhe në viset e larta, andaj u rekomandohet ngasësve të automjeteve të kenë kujdes të shtuar në komunikacion.
Prezenca e rrezeve të diellit nga dita e enjte do të krijojë kushte që të krijohet mjegull e dendur pothuajse në të gjithë territorin. Gjithashtu era nga drejtimi i veriut dhe verilindjes do ta mbajë ketë gjendje termike, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. /arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?