Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot do të dorëzojnë ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtesa (PZAP) për moscertifikimin e disa kandidatëve për deputetë të cilët kanë probleme me ligjin.
Lëvizja Vetëvendosje dorëzon ankesën në Gjykatë Supreme ndaj vendimit të PZAP-së në orën 11:00, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e dorëzon në ora 14:00.
PZAP nëpërmjet një vendimit që publikoi të martën ka vërtetuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për moscertifikimin e pesë kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. Nga radhët e Vetëvendosjes nuk u certifikua Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi.
Edhe disa deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk iu është lejuar kandidimi për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ndaj këtij vendimi pati reagime nga subjektet politike të cilave nuk iu certifikuan kandidatët për deputetë.
Sipas ligjit, të gjitha palët që nuk janë të kënaqura me vendimet e PZAP-së mund t’i drejtohen Gjykatës Supreme. Palët brenda 24 orëve mund të dorëzojnë ankesat në Supreme dhe Gjykata më pas ka afat 72 orë që t’i përgjigjet ankesave të paraqitura.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi