Më 5 nëntor, duke filluar nga ora 12:00, tek Sheshi “Skënderbeu”, mbahet marshi me moton “Një Popull për Drejtësi!”.
Marshi mbahet në 3 vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit në Burgun e Prizrenit, në rrethana ende të pasqaruara.
Organizatorët e këtij marshi në një shënim në faqen Facebook e cila është krijuar për marsh kanë lënë një shënim ku thekson se me 5 nëntor 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana ende të pasqaruara deri më sot ka vdekur aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.
“Kanë kaluar 3 vjet të drejtësisë së munguar që është kthyer në padrejtësi për familjen Dehari dhe gjithë shoqërinë tonë. Publikimi i të gjeturave të raportit të ekspertëve të mjekësisë ligjore nga Qendra Universitare Romande për Mjekësi Ligjore në Lozanë (CURML) të Zvicrës i ka dhënë të drejtë kërkesës së familjes Dehari për hetim të ri mbi rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së dhunshme së Astrit Deharit. Raporti shprehimisht rrëzon hipotezën e ngritur për vetëvrasje nga Prokurori i rastit dhe bën thirrje për hetim të ri duke përfshirë hetimin e mundësisë së përfshirjes së personave të tjerë në vrasjen e tij”, thuhet në shënim.
Sipas njoftimit organizatat dhe personat e poshtë nënshkruar, kërkojnë ndriçimin e plotë dhe sa më të shpejtë të rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit.
“Kjo duhet të bëhet nga hetues dhe prokuror kredibil, të pavarur dhe profesional. Udhërrëfyes i këtij hetimi të ri duhet të jenë të gjeturat e ekspertëve nga Instituti i Lozanës. Objekt i hetimit dhe llogaridhënies duhet të jenë personat përgjegjës në gjithë zinxhirin institucional nga Qeveria, Policia, Drejtoria e Burgjeve, Prokuroria dhe Departamenti i Mjekësisë Ligjore.Sot si vajza, djem, motra dhe vëllezër, prindër e familjar, si qytetarë shprehim revoltën tonë për dështimin e institucioneve të Kosovës që të mbrojnë jetën e Astrit Deharit gjatë paraburgimit dhe mungesën e hetimit adekuat për të sqaruar drejt dhe plotësisht rrethanat e vdekjes së tij.
Ndërsa lërkesat e Marshit për Drejtësi drejtuar institucioneve të Kosovë janë:
1. Caktimi i grupit të ri hetimor kredibil si dhe bartja e rastit nga Prokuroria Themelore e Prizrenit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës;
2. Shkarkimi dhe hetimi i të gjithë personave përgjegjës në gjithë zinxhirin institucional nga Qeveria, Policia, Drejtoria e Burgjeve, Prokuroria dhe Departamenti i Mjekësisë Ligjore; dhe
3. Fillimi i menjëhershëm i një hetimi të ri kredibil, transparent, të pavarur dhe profesional mbi rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit, si dhe hetimin e rrethanave të vdekjes së dëshmitarit kryesor të rastit, shokut të tij të dhomës në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Naser Makolli.
Mbështetësit e marshit “Një Popull për Drejtësi” janë:
1. Alter Habitus
2. Alternativa
3. Anibar
4. CEL
5. CHwB Kosova
6. Organizata DRIT
7. Docomomo_Kosova
8. EC Ma Ndryshe
9. FES
10. Fondacioni Lumbardhi
11. Fondacioni për Zhvillim të Komunitetit – Gjakovë
12. Forumi për Iniciative Qytetare
13. Germin
14. GLPS
15. Grupi Anarko-Sindikalist i Prishtinës
16. HAVEIT
17. Human Rights Radio Network – HRN
18. INDEP
19. Iniciativa Kosovare per Stabilitet
20. Inject – Iniciativa per Drejtesi dhe Barazi
21. Instituti Demokratik i Kosoves/KDI
22. Instituti GAP
23. Integra
24. ISDY
25. KADC
26. KCSF
27. Kino ARMATA
28. KIPRED
29. Kolektivi MARShojmë S’festojmë
30. Kolektivi per Mendim dhe Veprim Feminist
31. Kombetar Uskana
32. Kosovar Youth Council – KYC
33. Kosovo Architecture Foundation
34. Kosovo Architecture Foundation
35. Kosovo Center of Diplomacy (KCD)
36. Lëvizja FOL
37. Lëvizja Studentore për Barazi – Studim, Kritikë, Veprim
38. Lëvizja VETËVENDOSJE!
39. Ojq Gjeomjedisi
40. Ojq IPSIA
41. Ojq Mundësia – Mitrovicë
42. OJQ Zana
43. ORCA
44. Organizata Advancing Together
45. Organizata Cohu
46. Organizata Koha
47. Organizata Konsumatori
48. Organizata Social Lab
49. Organizata Studentore Vlera (Belgjike)
50. Organizata THY – Prizren
51. Organizata TOKA
52. Programi për Studime dhe Hulumtime Gjinore – UP
53. Qendra Kosovare për hulumtime urbane “PRO-Planning”
54. Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT)
55. Qendra Kosovare per Studime Gjinore (QKSGJ)
56. Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis
57. Qendra per Politika dhe Avokim-QPA
58. Rrjeti i Grave te Kosoves
59. Shoqata Drugëza
60. Shoqata e Intelektualëve e Pavarur në Deçan.
61. Shtëpia e Sigurt – Gjakovë
62. Youth Initiative for Human Rights
63. Adem Ferizaj – Studiues
64. Adriatik Gacaferi – Aktivist
65. Agnesë Qerimi
66. Agon Maliqi
67. Agron Mulliqi
68. Alketa Xhafa Mripa
69. Alush Gashi
70. Arben Ahmeti
71. Arber Halili – Asambleist i Komunës Antwerpen (Belgjike)
72. Ardiana Shala
73. Ardian Hoxha – American School of Kosova
74. Ardin Badivuku
75. Ardita Zejnullahu – AMPEK
76. Argjentina Grazhdani
77. Arientin Abdyli – Gazetar
78. Armend Gashi – Vogue Hair
79. Artan Murati
80. Bardhi Haliti
81. Bekim Ramku
82. Besa Domi
83. Besa Luci
84. Organizata Debate Center
85. Besnik Rustemi – Social Workers Organization of Kosovo
86. Betim Bregovina
87. Blerim Vela
88. Blerta Avdili
89. Çun Lajçi- artist
90. Dafina Paca – Profesore në Universitetin e Bristolit
91. Dafina Zeqiri – Artiste
92. Dardane Mehmeti – artiste
93. Drenushë Morina
94. Drin Meka – Artist
95. Dukagjin Lipa
96. Enver Robelli
97. Ereblir Kadriu
98. Erëmirë Krasniqi – Oral History Kosova
99. Eroll Bilibani
100. Ervina Halili
101. Fatbardhë Salihu
102. Ferdi Limani – Fotograf
103. Fitore Berisha
104. Florina Duli
105. Fondacioni Lumbardhi
106. Genc Kadriu
107. Halil Kurmehaj
108. Ilir Bajri
109. Ilir Deda
110. Imer Mushkolaj
111. Jeta Berisha
112. Jetlir Buja
113. Jeton Neziraj
114. Korab Krasniqi
115. Krenare Loxhaj
116. KADC
117. Leonora Aliu
118. Linda Gusia
119. Luan Hasanaj – Let’s Do It Kosova
120. Lulzim Peci
121. Majlinda Bregasi – Profesoreshe
122. Mentor Avdili
123. Migjen Abrashi Civil Development Organization (CDO)
124. Minka Berisha
125. Mirishahe Syla – Aktiviste
126. Mirlinda Kusari Purrini – Shoqata Afariste e Gruas – SHE-ERA
127. More Raca- Regjisore
128. Nazmi Sejfullahu
129. Orgesa Arifi
130. Orgest Azizi- Perkthyes dhe filozof (Paris)
131. Petrit Recica
132. Petrit Zogaj
133. Rina Shabani
134. Rron Gjinovci
135. Sakibe Doli
136. Sali Shoshi
137. Samir Potera
138. Sead Zimeri – Filozof
139. Shkëlzen Gashi – ADMOVERE
140. Shkumbin Brestovci
141. Shqipe Gjocaj- aktiviste
142. Teuta Gashi – Gazetare
143. Teuta Hoxha – Jahaj
144. Teuta Skenderi- Hulumtuese
145. Tomë Gashi- Avokat
146. Tringa Kasemi
147. Uta Ibrahimi – Utalaya Foundation
148. Valon Canhasi – Konsulent
149. Veton Kasapolli
150. Visar Geci
151. Vjollca Robelli – artiste
152. Vlera Uka
153. Xhevdet Gegollaj
Kujtojmë se mbrëmë shoqria civile ka organizuar sonte një aksion përkujtimor me moton ‘Unë jam Astriti’ aktivistin e LVV-së, Astrit Deharin, i cili vdiq në rrethana të pasqaruara në Burgun e Prizrenit, tri vjet më parë.
Aksioni është mbajtur në Rrugën ‘Rexhep Luci’ (afër Kino ABC) në Prishtinë, ku tashmë edhe është realizuar një mural përkujtimi të Astrit Deharit.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm familja Dehari, Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, avokati Tomë Gashi, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të skenës politike dhe qytetarë të shumtë, të cilët kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur lule, në shenjë përkujtimi për Astritin./arbresh.info/
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...