Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se kanë ndarë 200 mijë euro për OJQ-të që përkrahin e promovojnë nxënësit me aftësi të kufizuara, nxënësit me IQ të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti, si dhe nxënësit që kanë nevojë për mbështetje psiko-sociale.
Nagavci përmes një statusi në ‘facebook’ ka ftuar të gjitha OJQ-të që të aplikojnë në mënyrë që të jenë përfituese të këtij projekti, shkruan portali arbresh.info
Ky është postimi i saj i plotë pa ndërhyrje:
Angazhimi ynë për nxënësit do të jetë i vazhdueshëm dhe nuk do të ndalet.
Për të përkrahur e promovuar nxënësit me aftësi të kufizuara, nxënësit me IQ të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti si dhe nxënësit që kanë nevojë për mbështetje psikosociale, kemi hapur thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare për financimin e projekteve të OJQ-ve që punojnë në këto fusha.
Vlera totale e kësaj thirrje do të jetë 200,000.00 euro. OJQ-të mund të aplikojnë me projektet e tyre për fushat prioritare si:
-Qasje profesionale në edukim gjithëpërfshirës në fëmijërinë e hershme për fëmijët me aftësi të kufizuara,
-Ngritja e kapaciteteve për identifikimin dhe përkrahjen e fëmijëve/nxënësve me aftësi të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti,
-Krijimi i ambienteve tё sigurta dhe mike nё shkolla, ku fёmijёt ndihen tё mbёshtetur pёr t`u pёrballur me problemet e ndryshme sociale.
Ftoj të gjitha OJQ-të e interesuara që të aplikojnë në këtë thirrje. /arbresh.info/
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...