Kryetari i Unionit të Malazezve të Kosovës, Slobodan Vujiçiq u ka bërë sot thirrje deputetëve dhe liderëve të partive shqiptare që sa më shpejtë të formojnë institucionet dhe të mos thellojnë krizën politikën për shkak të interesave personale.
Ai në një komunikatë për media ka tërhequr vërejtjen se nëse nuk formohen institucionet, “Kosova do të bie në humnerë dhe se për popullin do të pasojë vuajtja dhe ferri”.
Një gjendje e tillë, siç shprehet Vujiçiq, do të forcojë apetitet e fundamentalistëve islamikë dhe grupeve tjera radikale.
“Nëse ndodh një gjë e tillë, fajtorë do të jenë kryesisht liderët shqiptarë, si udhëheqës të popullit shumicë”, ka thënë ai.
Për më tepër, Vujiçiq ka shprehur besimin se deputetët kosovarë dhe liderët shqiptarë do ta kuptojnë me kohë, në mënyrë që të mos bëhet vonë, se interesi i askujt nuk duhet të jetë para interesave të shtetit dhe popullit të vet.
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...