​Kurti uron Macron-in: Pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë

22:28 | 24 Prill 2022
A. B.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Emmanuel Macron me rastin e rizgjedhjes në postin e presidentit të Francës.

Kurti në një postim në Twitter ka shkruar se fitorja e Macron është një shpresë mbi frikën dhe një shans i ri për Francën që të ndihmojë të bashkojë Evropën në paqe, demokraci dhe solidaritet.

“Pres që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë dhe të promovojmë vlerat tona të përbashkëta”, ka shkruar kryeministri. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme