Kryeministri Albin Kurti, ka komentuar vendimet e djeshme të Qeverisë së Kosovës, duke thënë se çdo shtetas i huaj që ka shkelur rëndë të drejtat e njeriut ose ka kryer ndonjë vepër korruptive, nuk do të mund të udhëtojë më në Kosovë dhe do t’iu ngrihen të gjitha asetet e tyre që iu gjinden në vendin tonë.
Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se si qeveri janë të vendosur për luftë ndaj krimit dhe korrupsionit.
“Më 13 prill e miratuam koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikusheme, e tani Agjencioni për Parandalimin e Korrupsionit, do të merret me identifikimin e rreziqeve institucionale që e lehtësojnë korrupsionin dhe rekomandon masa për parandalimin e tij”, ka shkruar ai në Facebook.
Duke folur për sanksionet e shënjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut, Kurti ka thënë se “Çdo shtetas i huaj që ka shkelur rëndë të drejtat e njeriut ose ka kryer ndonjë vepër korruptive, me votën e djeshme në Qeveri, nuk do të mund të udhëtojë më në Kosovë dhe do të ju ngrihen të gjitha asetet e tyre që ju gjinden këtu”./arbresh.info/
Postimi i plotë i Kurtit:
“Vendimet nga mbledhja e djeshme e Qeverisë
Buxheti: 2 miliardë e 516 milionë euro
– Performanca më e mirë e të hyrave sesa që ishte planikuar, ndikoi në përmirësimin e pothuajse të gjithë indikatorëve. Prandaj, këto të hyra shtesë, me rishikimin e sotëm të buxhetit, do të përdoren për të mbuluar nevojat emergjente në luftimin dhe parandalimin e pandemisë, si dhe për rimëkëmbje ekonomike.
Drejtësia
– Agjencioni për Parandalimin e Korrupsionit
Si qeveri jemi të vendosur për luftë ndaj krimit dhe korrupsionit. Më 13 prill e miratuam koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikusheme, e tani ky Agjencion do të merret me identifikimin e rreziqeve institucionale që e lehtësojnë korrupsionin dhe rekomandon masa për parandalimin e tij.
– Bashkëpunimi Juridik Ndërkombëtar në Çështjet Civile
Gjykatat tona do të komunikojnë drejtpërdrejtë me Gjykatat ndërkombëtare dhe do të rrisin bashkëpunimin për të gjitha rastet në përgjithësi, e në veçanti për ato të çështjes civile.
“Bota është në zjarr”, Trump reagon pas sulmit me raketa të ...
Më shumë se 100 persona janë duke përgatitur padi kundër rep...
Sa herë në vit duhet t’i prisni flokët? – Këshillat e duhura
Çajrat bimorë që shuajnë dëshirën për cigare
Pas sulmit iranian, Ambasada e Shqipërisë tregon numrat ku q...
Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu: Irani do ta paguajë shtrenjt...