Ministri i Mbrojtjes i Kosovës Armend Mehaj ka bërë të ditur se shtatë kapitenë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë certifikuar në Kursin themelor të oficerit të Shtabit në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Ai përmes një postimi në Facebook ka uruar të sapo diplomuarit duke thënë se ky është një edhe një sukses i radhës përkrah vëllezërve e motrave, ushtarakë të Shqipërisë.
“Në mesin e 30 kapitenëve kursantë, u certifikuan me sukses të lartë edhe shtatë kapitenë nga Forca e Sigurisë të Kosovës. Urime të diplomuarve e suksese në detyra e karrierë në të ardhmen. Së bashku jemi gjithmonë më të forte”, shkruan Mehaj.
Kursi themelor i oficerit të Shtabit në Akademinë e FASH, kishte për qëllim përgatitjen dhe kualifikimin e oficerit në pozicione të ndryshme të shtabeve të njësive brenda forcave si dhe në kuadër të shtabe të task-forcave shumëkombëshe të strukturave të NATO-s.
FSK-ja shënon sot “Ditën e Forcës”
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të fil...
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës