Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi pas ftesës nga Gjykata Speciale për Ramush Haradinajn, ka thënë se të gjithë ata që i thanë po Speciales, Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj për disa vite në vazhdim ia kanë bërë shërbimin më të keq të mundshëm.
Ky është statusi i plotë:
MOSNDËSHKIMI I GJENOCIDIT SERB NË KOSOVË, FYERJE PËR VLERAT EUROATLANTIKE
S’ka se si të mos e kujtoj një fjalë të popullitqë thotë: “Mos na lashtë zoti pa njerëz të drejtë e të pa sherr, se toka do të na lëshonte. ”Kjo, për faktin se ndërmend një njeri, që reflektoi drejt, qartë e saktë:Schëarz-Schilling.Ky Schëarz-Schilling do tëthoshte se për mos njohjen e Pavarësisë së Kosovës menjëherë pas Luftës Çlirimtare në vitin 1999, përgjegjësi kanë OKB-jadhe sidomos BE-ja. Ai shkakun e sheh te “Evropa,e cila nuk është në gjendje që të bëjë një politikë të qartë kundrejt Serbisë dhe Kosovës. Dhe ky është turp!”Tek e thotë këtë ai dhe vazhdon, sidomos për vendet e BE-së, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës: “Ato vende s’e kanë njohur (pavarësinë e Kosovës, – J.K.) për shkak të problemeve të brendshme. Ky është egoizëm i këtyre shteteve. Kështu BE-ja nuk do të luftojë kurrë ndonjë luftë për demokracinë”. Sipas mendimit të tij tëavancuar, Pavarësia e Kosovës do të duhej të njihej që në vitin 1999. Ai thotë se, mosnjohja “ishte dobësi e OKB-së dhe e BE-së që nuk e bëri ketë”.
Në ketë rast, nuk do ta implikoja OKB-në, e cila është një amalgamë e 196 shteteve me sisteme, kultura e tradita prej më të ndryshmeve, të cilat në Kartën e OKB-së kanë vendosur standarde që nuk mund t’i mbrojnë në asnjë mënyrë. Mua më vjen keq për vendet e Demokracisë Perëndimore, që për të drejtat dhe liritë e njeriut kanë vendosur standarde të larta civilizuese dhe nuk janë në gjendje që t’i mbrojnë ato standarde, por, përkundrazi në vend që ta dënonin gjenocidin serb tëpërsëritur më se një herë në Kosovë, ato vende janë përqendruar për ta vënë nëgijotinën e dënimit Kosovën dhe e gjithë kjo po bëhet për hatrin e Serbisë!Dhe se askush që ka luftuar kundër saj të mos ndjehet mirë!
Shqiptarët si popull, politikave shfarosëse e shkombëtarizuesetë Serbisë e Jugosllavisë i janë nënshtruar që nga luftërat e viteve 1876/78, luftërave Ballkanike, politikave të Jugosllavisë sëVersajës e të AVNOJ-it e deri tepolitikat serbe të gjenocidit të viteve 1990-1999. Të gjitha këto politika që fillojnë nga Kongresi i Berlinit (1878), Konferenca e Ambasadorëve në Londër (1913) e deri të Konferenca e Rambujesë (1999) dhe Bisedimet e Vjenës (2005- 2007), Komunitetit Ndërkombëtar i janë të njohura mirë. Pse i heshtin ato politika tani, për ne është e panjohur! Nuk e mohoj faktin se për këto politika, përgjegjësi të madhe kanë të gjithë liderët politikë të pas Luftës Çlirimtare në Kosovë e veçmas këta që e pranuan themelimin e Gjykatës Speciale. Këta, po të kishin vetëm pak moral njerëzor e kombëtar, pas tentimit qyqar të natës për ta shpërberë Gjykatën Speciale, që s’e bënë dot, do të duheshin të tërhiqeshin nga skena politike e Kosovës. Është e qartë, këta që e kanë sjell këtë gjendje, nuk mund ta ndryshojnë në asnjë mënyrë!
Ajo që duhet të dihet nga të gjithë ata që i thanë po Gjykatës Speciale, e sidomos atyre që edhe i detyruan të tjerët të votojnë për të, Republikës së Kosovës, qytetarëve të saj për disa vite në vazhdim ia kanë bërë shërbimin më të keq të mundshëm. Do të duhej shumë ujë të kalojë nën urë që të pastrohet vendi ynë nga kjo njollë që ia imputuan Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, padyshim shumë padrejtësisht.
Nuk po me vjen keq vetëm pse po vazhdon padrejtësia ndaj Kosovës e qytetarëve të saj, porpo me vjen keq për vlerat euroatlantike të cilat nuk po mbrohen nga ata që kanë obligim dhe forcë veprimi për ta dënuar gjenocidin serb në Kontinentin e Vjetër! Popujt e qytetëruar të vendeve euroatlantike duhet ta ngrisin zërin kundër kësaj padrejtësie të madhe historike dhe tolerimit që i bëhet gjenocidit serb të fundshekullit XX në Evropë. Natyrisht se kjo është një fyerje edhe për vlerat evropiane dhe humanitare, kudo ku ato janë instaluar.
Gjithë çfarë desha të them si më sipër do të doja ta përmblidhja si përfundim: Si do të shkonin punët pas Luftës se Dytë Botërore, po qe se do të formoheshin Gjykata Speciale (të tipit të Nyrembergut) për vendet që e luftuan nazifashizmin?! Ndaj duhet profecia e popullit si ftesë për reflektim kombëtar e ndërkombëtar: “Mos na lashtë zoti pa njerëz të drejtë e të pa sherr, se toka do të na lëshojë.”.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...