Ushtruesi i detyrës të kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku në një konferencë për media, ka thënë se me veprimin e sotëm, për moskthimin e pajisjeve të konfiskuara në këtë seli, Gjykata Speciale edhe njëherë u dëshmua se nuk është serioze. Madje ai ripërsëriti qëndrimin se Gjykata Speciale është politike.
“Neve na kanë thënë që do t’i kthejnë ato pajise në zyrat tona, por me kërkesë të tyre për shkak të sigurisë, kanë kërkuar që më 24 mars të shkojmë t’i marrim ato pajisje. Për këtë kemi autorizuar avokatin Tomë Gashi të shkojë sot në zyrat e EULEX në Fushë Kosovë, dhe kjo gjykatë nuk i ka dorëzuar”, tha ai.
Ndërsa, avokati Tomë Gashi theksoi se sot në orën 10:00 kanë shkuar në selinë e EULEX për ti marr pajisjet, por ato nuk u dorëzuan.
Gashi tha se pajisjet që i kanë konfiskuar nuk ka asgjë inkriminuese, dhe siç tha ai s’ka pas as nuk mund të ketë.
“Nuk kanë dhënë ndonjë afat se kur do t’i dorëzojnë ose kthehen pajisjet. Ata një ditë duhet t’i kthejnë, Gjykata speciale duket se e ka humbur rrugën dhe kështu po tregohet jo serioze”.
Ai po ashtu tha se edhe nëse kthehen pajisjet, duhet të ketë nië raport për gjetjet.
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner