Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka reaguar pas bastisjeve të EULEX-it në shtëpinë e ish-zëdhënësit të UÇK-së Jakup Krasniqi, duke thënë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbetet ndër faqet më të shndritshëm të historisë së popullit shqiptar, e cila ka dëshmuar se e drejta historike ishte në anën e shqiptarëve.
LHK “Ali Hadri”, dega në Deçan, thekson se aksioni i sotshëm i EULEX-it dhe Dhomave ilegale të Specializuara të Kosovës ndaj familjes Krasniqi, është i njëjtë me aksionet famëkeqe të policisë së Millosheviqit, polici e cila hynë nëpër familjet shqiptarë kohë e pa kohë, shkruan Arbresh.info.
“Ne, i bëjmë thirrje Kuvendit të Republikës së Kosovës, që të merr iniciativën për shfuqizimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, sepse këto dhoma nuk janë asgjë me shumë së sa kuzhina në shërbim të politikes serbe”, thuhet në reagim.
LHK “Ali Hadri” dega në Deçan thotë se pastërtia e luftës çlirimtare është e pa kontestuar dhe se Jakup Krasniqi mbetet ndër personalitetet me të respektuar të kësaj lufte.
“Çdo tentim për të njollosur luftën çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës, është i papranueshëm. Populli i ynë, në të gjitha etapat e historisë sonë ka bere luftë të drejtë kundër pushtimit dhe pushtetit të Serbisë në vendin tonë. Serbia, duhet të marr dënimin si shtet, i cili ka kryer për me shumë së një shekull gjenocid kundër shqiptarëve. Ajo është përgjegjësi për gjenocidin në Kroaci, Bonjë e Hercegovinë dhe në Kosovës”, përfundon reagimi i historianëve të Deçanit./Arbresh.info/
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...