Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar se vendi nuk ka bërë sa duhet për ta luftuar korrupsionin – që është një prej kushteve për liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë.
Teksa Tim Sebastian, njëri prej gazetarëve më të njohur në botë për intervista të rrepta, në emisionin “Zona e Konfliktit”, i ka kujtuar deklaratën e shefes së Bashkimit Evropian në Kosovë, se shumë prej rasteve të nivelit të lartë të korrupsionit kanë përfunduar pa dënime apo konfiskime, dhe se Kosova në këtë drejtim s’ka bërë shumë në mënyrë që t’i hiqen vizat, Haradinaj ka thënë se “kjo është e vërtetë”.
“Korrupsioni dhe situata me luftimin e korrupsionit… s’jemi për t’u duartrokitur se sa kemi bërë”, është shprehur shefi i ekzekutivit kosovar.
“Jemi të vetëdijshëm për sfidat si shoqëri”, ka thënë Haradinaj, transmeton Gazeta Express.
“Liberalizimi i vizave s’është shpërblim për politikanët, është shpërblim për qytetarët, ata që po vuajnë”, ka deklaruar i pari i Qeverisë.
“Ne jemi Evropë, i përkasim Evropës, e ardhmja jonë është Evropa”, është shprehur Haradinaj.
“Mendoj se ndëshkimi i politikanëve apo i elitave është i drejtë, por ndëshkimi i shoqërisë dhe i qytetarëve, kjo s’është e drejtë”, ka thënë kryeministri kosovar.
Më herët, Haradinaj ka folur edhe për Gjykatën Speciale.
Ai ka thënë se nuk beson se do të ketë sukses iniciativa e 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për shfuqizimin e Gjykatën Speciale.
Kryeministri deklaruar se Gjykata ekziston, dhe nuk vihet në pikëpyetje.
Ai ka theksuar se asaj nuk i frikësohet personalisht, dhe se është i gatshëm të dorëzohet, nëse ngritet aktakuzë kundër tij.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...