​Hahn: BE nuk kishte kohë të reagojë në kontestin Serbi-Maqedoni

18:57 | 26 Gusht 2017
Arbresh.info

Komisari evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, ka lavdëruar Serbinë dhe Maqedoninë për zgjedhjen e kontestit “me shpejtësi aq të madhe sa edhe BE-ja nuk ka pasur kohë që të reagojë”.

Ai ka thënë se për këtë arsye edhe nuk ka pasur nevojë për reagimin e Bashkimit Evropian.Këto komente Hahn i bëri në konferencën për media me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Durrës, ku sot është mbajtur takimi jo formal i kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ndryshe, Serbia javën e kaluar tërhoqi personelin nga ambasada e saj në Shkup, por ajo u kthye serish duke filluar me aktivitetet e rregullta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme